Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit ka publikuar certifikatën zyrtare të vdekjes së aktorit të “Friends”, i cili u gjet i vdekur në vaskën e tij të nxehtë më 28 tetor.
Certifikata e marrë nga E Online thotë se Matthew Perry u varros në Forest Lawn Memorial Park në Los Anxhelos, pranë parkut të Warner Bros.
Dokumenti vë në dukje se shkaku i vdekjes së tij mbetet “i papërcaktuar”, pasi autoritetet i thanë NBC News muajin e kaluar se rezultatet fillestare të autopsisë së tij nuk ishin përfundimtare në pritje të një raporti toksikologjik.
Sipas Independent, mjekësia ligjore nuk do të nxjerrë një raport përfundimtar për 4 deri në 6 muaj, ndërkohë që do të kryhen teste shtesë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Aktori shumë i dashur nga publiku u gjet i vdekur të shtunën, më 28 tetor në shtëpinë e tij në Los Angeles./abcnews.al