Një ndër kandidatët që humbi në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanye West pretendon që ta provojë veten sërish edhe në vitin 2024.
Ai mori gjithsej 60 mijë vota nga qytetarët në shtetet e Amerikës, shkruan Mirror.
Mësohet se ai për fushatën presidenciale ka shpenzuar rreth 9 milionë dollarë, përfshirë edhe vendosjen e emrit të tij në fletëvotim.
Sakaq, Kanye më i suksesshëm rezultoi në Tennesse, ku emri i tij ishte shkruar në më shumë se 10 mijë fletëvotime. Ndërsa në Colorado, artisti mori rreth 6.210 vota, por në fund ishte Joe Biden ai që mori shumicën tjetër të votave. l.k/abcnews.al