Publikohen pullat e para me figurën e Mbretit Charles dhe me lulet plot ngjyra

schedule13:50 - 14 Mars, 2023

schedule 13:50 - 14 Mars, 2023

Lulet në të gjitha llojet e ngjyrave zbukurojnë një seri të veçantë pullash që mbajnë figurën e mbretit Charles.

Pullat, të publikuara nga Royal Mail, janë të parat që do të shihen nga publiku. Mbreti Charles zëvendëson profilin e Mbretëreshës Elizabeth që është përdorur në pullat përkujtimore që nga viti 1968.

David Gold i Royal Mail tha se koncepti me lule për serinë e pullave historike pasqyronte faktin se monarku është një “kopshtar i pasionuar”.

Royal Mail më parë zbuloi dizajnin për pullat e reja të klasit të parë dhe të dytë që përshkruan Mbretin Charles. Megjithatë, këto nuk do të fillojnë të shfaqen në letra derisa të mbarojnë rezervat e pullave ekzistuese që përshkruajnë mbretëreshës së ndjerë, raportoi BBC.

Në fakt, nuk pritet që emetimet e reja të Mbretit Charles në pullat e zakonshme të klasit të parë dhe të dytë të fillojnë të shfaqen para muajit të ardhshëm. Kjo do të thotë se ndryshimi i parë i dukshëm në pullat për mbretërimin e ri do të jenë këto 10 pulla lulesh, të cilat përshkruajnë speciet e tij të preferuara, duke përfshirë trëndafilin, dahlian dhe luledielli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!