Publikohen pamjet e aksionit kundër bandës së drejtuar nga shqiptari

schedule21:09 - 15 Nëntor, 2018

schedule 21:09 - 15 Nëntor, 2018

Pas detajeve, mediat në Ekuador kanë publikuar edhe pamjet e operaciont kundër një grupi kriminal që drejtohej nga dy grekë dhe një shqiptar. Në këtë operacion, të zhvilluar në Greqi dhe Ekuador, u arrestuan 11 persona dhe u sekuestruar 350 kilogramë kokainë.

Kjo është sasia e madhe e kokainës së sekuestruar nga policia e Ekuadorit, plot 350 kilogramë. Mediat kanë publikuar pamjet e operacionit të gjerë, të zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Greqisë, kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që drejtohej nga dy grekë dhe një shqiptar. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës, agjentët arrestuan 11 persona, 8 në Ekuador dhe 3 në Greqi. “El Comercio” duke cituar burime pranë policisë, thotë se banda kriminale do të çonte kokainën nga porti në Salinas për në Australi. Për këtë narkotrafikkantët do të përdornin një jaht. Rrugëtimi i tyre do të kalonte për në Paqësor dhe vendet baltike.

Kokaina ishte e fshehur në brendësi të jahtit. Ndërkohë, në bazë të hetimeve ekuadorianët e përfshirë në trafikun e drogës kryenin rolin e transportuesit dhe magazinimit të drogës. Ndërkohë, gjatë operacionit është sekuestruar dhe një sasi parash prej 30 mijë dollarësh dhe dy pistoleta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!