Publikohen emailet sekrete të Faucit në kulmin e pandemisë

schedule15:41 - 2 Qershor, 2021

schedule 15:41 - 2 Qershor, 2021

Ditët e para të pandemisë së koronavirusit, Anthony Fauci ishte një nga personat më të kërkuar në planet. Në mënyrë të vecantë virologu i Shtëpisë së Bardhë ishte vazhdimisht i mbytur me kërkesa për intervistë nga mediat italiane.

Ai mori dhe një ftesë për të firmosur një editorial dhe duke iu drejtuar stafit të tij, Fauci pyeti: Si mund t’i themi jo, me mirësjellje këtij tipit?”. Por ka dhe shumë të dhëna të tjera në 866 faqet e e-maileve të papublikuara të Fauci që janë marrë nga Uashington Post, i cili i kërkoi në bazë të Lirisë për Aktin e informimit.

Korrespondenca, që nga marsi deri në prill të 2020-ës, hedh dritë mbi presionet që i ushtroheshin drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në javët e para të emergjencës Covid. Në atë periudhë në të cilën Fauci e kishte të vështirë të bindte Donald Trump, i cili këmbëngulte të minimizonte situatën.

Në një shkëmbim e-mail-esh në 28 mars me George Gao, një nga përgjegjësit shëndetësorë kinezë, vetë Gao i kërkon falje Faucit pas një interviste të dhënë për revistën “Shkencë”. Shkencëtari kinez i shpjegon kolegut dhe mikut amerikan se nuk kishte përdorur fjalët “gabim i rëndë” për sjelljen e qeverisë amerikane dhe qeverive të tjera perëndimore që ende nuk e kishin bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Gao i shkruan se ato ishin fjalët e gazetarit, dhe shpreh shqetësimin se Fauci mund të ishte ofenduar. Më pas ai i kërkon që të bashkëpunojnë për të fshirë virusin nga Toka. Përgjigja e Faucit ishte në formë kërkese: Kuptoj shumë mirë. Nuk ka problem. Do ia dalim bashkë.”

Pasi Fauci mori një seri kërcënimesh nga disa mbështetës të Trump, që e akuzonin se mbështeste masat kufizuese që shkaktuan mbylljen e shkollave dhe shumë aktiviteteve prodhuese, është Gao që në 8 prill i shkruan kolegut amerikan: “Shpresoj të jesh mirë në këtë situatë kaq iracionale. Fauci i përgjigjet tre ditë më vonë: ‘Faleminderit për e-mail-in tënd, çdo gjë shkon mirë, pavarësish ndonjë të çmendur”.

Kërcënimet detyruan autoritetet amerikane që t’i caktonin roje virologut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!