Publikimi i të dhënave, Eksperti i sigurisë: Situata është alarmante, duhet të merren masa

schedule23:17 - 24 Shtator, 2022

schedule 23:17 - 24 Shtator, 2022

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin shënon herën e parë në historinë e një shteti që për shkak të një sulmi kibernetik ndërpret marrëdhëniet me një shtet tjetër.

Pothuajse 2 ditë pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike, mbrëmjen e 9 shtatorit Irani u “hakmor” përmes një tjetër sulmi kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS, duke tentuar të krijojnë kaos në sistemin që kontrollon të gjitha hyrje-daljet e shqiptarëve. Agresioni kibernetik iranian vazhdoi me sulmet ndaj sistemit TIMS dhe deri në publikimin e të dhënave sensitive të policisë së shtetit

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi për emisionin “Vetting” e konsideron një situatë alarmante ku sipas tij duhet të merren masa të menjëhershme: “Ndoshta nuk e kemi kuptuar qartë që siguria jonë kibernetike është e barabartë me sigurinë tonë fizike, a mos duhet të presim që të na bjerë ndonjë tërmet apo ndonjë fatkeqësi e këtij niveli natyror që ne të krijojmë kohezion social, jo. Edhe ky është një moment në të cilin duhet të krijohet kohezion social sepse dashje pa dashje na rrëshqasin shtyllat në të cilat ndërtohet një shtet i konsoliduar dhe në momentin që rrëshqasin shtyllat në të cilat ndërtohet një shtet i konsoliduar shteti dobësohet, shoqëria dobësohet, shkon deri në shkrirje dhe në shpërbërje të të gjitha atyre që pasojnë shtetin, indin social dhe të gjitha gjërat e tjera”.