Publikimi i përgjimeve të ushtrisë, Gjermania akuzon Rusinë për “destabilizim”

schedule08:43 - 4 Mars, 2024

schedule 08:43 - 4 Mars, 2024

Ministri i Mbrojtjes Gjermani, Boris Pistorius ka folur rreth publikimit të përgjimeve gjatë një bisedë konfidenciale mes zyrtarëve të ushtrive ukrainase dhe gjermane.

“Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon të mbjellë përçarje në Gjermani me publikimin e përgjimeve të një bisede konfidenciale të ushtrisë sonë mbi luftën në Ukrainë. Incidenti është shumë më tepër se thjesht përgjimi dhe publikimi i një bisede në sektorin e forcave ajrore.

Është pjesë e një lufte informacioni që Putin po e përdor. Nuk ka dyshim për këtë. Është një sulm hibrid që synon dezinformimin.

Ka të bëjë me përçarjen dhe minimin e unitetit tonë. Në përputhje me rrethanat, duhet të reagojmë ndaj tij me maturi të veçantë dhe vendosmëri”, tha Pistorius, duke shtuar se shpresonte që Putini të mos arrinte të kishte sukses.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur gjatë një vizitë në Romë, e quajti rrjedhjen e mundshme “shumë serioze” dhe tha se “tani çështja po shqyrtohej me shumë kujdes”.

Reuters dëgjoi regjistrimin 38-minutësh, por nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tij.

Në bisedë, personat e përfshirë diskutojnë dërgimin e mundshëm të raketave Taurus në Kiev, një pretendim që kancelari Scholz deri më tani nuk e ka pranuar. Ata gjithashtu flasin për stërvitjen e ushtarëve ukrainas dhe objektivat e mundshme ushtarake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!