Publikimi i listës së pagave, Prokuroria e Tiranës fut në “sitë” tre institucione, nisin hetimet

schedule14:12 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 14:12 - 23 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me publikimin e listës së pagave me anë të një databaze që qarkullon prej dy ditësh në rrjet.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Ermal Vija se procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Lexo edhe: Skandali, zbulohet nga ka dalë lista e pagave të shqiptarëve

Mësohet se organi i akuzës ka dërguar grup hetimor për veprime në disa institucione, AKSHI, ISSH dhe Drejtoria e Tatimeve.

Prokuroria i ka kërkuar AKSHI-t të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik dhe konkretisht të të gjitha inspektorëve që janë loguar në sistemin e të dhënave për pagat në muajin Janar 2021. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!