PSV e nis me fitore, Robben “debuton” dhe dëmtohet pas 30 minutash

schedule20:44 - 13 Shtator, 2020

schedule 20:44 - 13 Shtator, 2020

Groningen dhe PSV u përplasen kundër njëra-tjetrës në javën e parë të kampionatit holandez, në një sfidë ku Arjen Robben bëri dhe debutimin në ndeshje zyrtare me ekipin vendas. Gjithsesi, ishin miqtë ata që triumfuan me rezultatin 1-3.

Për më tepër, Arjen Robben e la fushën e lojës pas vetëm 30 minutash lojë, për shkak të një dëmtimi. Golat për PSV-në u shënuan nga Gakpo, që shënoi dopietë, dhe Malen, i cili po ashtu humbi dhe një penallti.

Golin e vetëm për ekipin e Groningen e shënoi Suslov, në minutën e 52-të. PSV e nis mbarë sezonin e ri në Holandë, duke iu vënë Ajaxit nga pas që në javën e parë të edicionit futbollistik./abcnews.al