Psikologët: Nga marsi e tani janë regjistruar 71 vetëvrasje që lidhen me Covid 19 në Itali

schedule15:46 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:46 - 11 Nëntor, 2020

Psikiatrit e mbledhur në Konventën ndërkombëtare për tematikat që lidhen me vetëvrasjen, organizuar nga Universiteti Sapienca i Romës, në ditën botërore për parandalimin e vetëvrasjeve – 10 shtator  shpalosën shifrat dhe opinionet e tyre;

Nga muaji mars e deri më sot në Itali janë regjistruar 71 vetëvrasje dhe 46 tentative vetëvrasjeje, ndoshta të lidhura me Covid-19. Ndërkohë që numri i vetëvrasjeve për shkak të krizës ekonomike në të njëjtën periudhë në vitin 2019, ishte 44 dhe ai i tentativave për vetëvrasje ishte 42.

Psikiatrit u shprehën se përtej pasojave të krizës financiare, në shëndetin mendor peshojnë izolimi social, që ndryshon shumë nga distancimi fizik i domosdoshëm, përkeqësimi i një gjendjeje psikologjike jo të lehtë dhe ekzistuese, që u rëndua dhe më shumë nga pandemia.

Në 16 tetor të këtij viti një 78 vjeçar i shtruar në repartin e Covid-19 në spitalin ‘Rummo” të Benventos, u vetëvra, dhe pse pozitiv me koronavirus, gjendja e tij shëndetësore nuk ishte alarmante. Në panik, dhe frikë se mos nuk do të shërohej ai u hodh nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar.

Një infermiere në Monza dhe një infermier në Jezolo gjithashtu u vetëvranë, ndoshta nga pesha e rëndë e situatës së krijuar në spitale.

Por vetëvrasja e parë politike që lidhet me koronavirusin, është ajo e ministrit të financave të një Landi gjerman Tomas Shefer, i cili u hodh në shinat e trendit në 28 mars 2020.

Sipas bashkëpunëtorëve të tij ai ishte shumë i shqetësuar për të ardhmen e rajonit, sidomos në fushën sociale dhe ekonomike, sipas letrës së lamtumirës së shkruar nga 50 vjeçari.

Në Itali në 13 maj 2020 u regjistruan 42 vetëvrasje, 36 tentativa për vetëvrasje dhe 21 prej tyre lidheshin me izolimin e detyruar për shkak të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!