PSG triumfoi me shifrat 1-4 në Spanjë kundër Barcelonës, rezultat që i siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Francezët do të gjejnë Dortmund në këtë fazë, ku pritet të jetë një përballje e bukur.
Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi e shijoi në maksimum përmbsjen e djemve të tij dhe kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.
“Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. jemi një klub i madh dhe duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur, këtë vit duhet t’i shkojmë deri në fund Championsit.
Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme kundër Barcelonës. kam kritikuar shumë këtë skuadër, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, u shpreh numri një i PSG-së./h.ll/abcnews.al