Ka një kthesë të re në sagën e largimit të Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.
Thashethemet për transferimin e raportuar të Mbappe te Real Madrid këtë verë vëlojnë pasi kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm.
Superylli francez më pas hodhi poshtë raportimet dhe pretendoi se nuk po shkon askund.
Megjithatë, PSG dëshiron që Mbappe të nënshkruajë një marrëveshje të re, të cilën ai nuk e ka bërë deri më tani. Dhe tani, gjigantët e Ligue 1 i kanë dhënë një ultimatum.
Sipas Fabrizio Romano, Mbappe ka komunikuar dëshirën e tij për të përfunduar kontratën e tij verën e ardhshme. Klubi nuk ka ndërmend të humbasë fituesin e Kupës së Botës falas në vitin 2024.
Tani, ata e kanë informuar atë ose të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2025 ose të shitet këtë verë. /G.D abcnews.al/
? Kylian Mbappé has informed PSG of his decision: he’ll NOT trigger the option to extend current contract until 2025, it means that deal would expire next June 2024 — as L’Équipé called.
PSG position: NO plan to lose Kylian for free.
Sign new deal now or he could be sold. pic.twitter.com/fDpSKOmxsf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2023