Theo Hernandez nuk lëviz nga Milani. Mbrojtësi i blerë nga Real Madrid në verë është i lumtur dhe e thotë hapur. “Pas asaj që arrita me Alaves, ky ka qenë viti im më i mirë. Duhet të falënderoj Milanin dhe Paolo Maldinin”, shprehet fillimisht Hernandez për Onda Cero.
Ai pranon se te Reali dhe te Atletico Madrid nuk ka dhënë më të mirën e tij. Te Milani ka shkëlqyer dhe PSG e kërkon me ngulm, por duhet të mendojë të shpenzojë për të blerë ndonjë lojtar tjetër për linjën e majtë t mbrojtjes.
“Kurrë nuk është e lehtë të bësh gjëra të mirë te Real Madrid, apo tek Atletico. Unë nuk u paraqita mirë. E falënderoj Milanin, sepse besoi tek unë. Paolo vetë besoi dhe me të vërtetë jam i lumtur këtu. Për këtë jam i entuziazmuar dhe kam vendosur të qëndroj këtu. Kam një kontratë 4-vjeçare dhe jam me të vërtetë shumë i lumtur.
Rikthimi te Reali? Mendoj vetëm për Milanin, jam i lumrtur këtu. Duhet të vazhdoj kështu, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i përqendruar te Milani dhe po, dua që të luaj për kombëtaren e Francës”, është shprehur Theo.
Nuk mungon një pyetje edhe për Zlatan Ibrahimovic. “Ibra është fantastik, një shok skuadrës shumë pozitiv. Ai është nga ata njerëz që kurrë nuk do të humbë, Kur ne bëjmë ndonjë gabim, ai gjithmonë na shtyn dhe kërkon përpjekje maksimale”, mbyll Theo Hernandez. /abcnews.al