PSG shumë e fortë për Brest, fitore me rëndësi në “Playoff”

schedule21:39 - 11 Shkurt, 2025

schedule 21:39 - 11 Shkurt, 2025

PSG hodhi një hap me rëndësi drejt kualifikimit në të 16-at e Ligës së Kampioneve, ndërsa mundi 3-0 Brest në transfertë në sfidën e parë Playoff. Vendasit, të cilët marrin pjesë në kompeticion për herë të parë, e patën të pamundur ndaj një rivali ekspert si parisienët.

Vitinha shënoi golin e parë me penallti në minutën e 21 në “Stade de Roudourou”. Dy golat e tjerë u realizuan nga Ousmane Dembele në minutat 45-të dhe 66-të. PSG-së iu anulua edhe një gol gjatë takimit.

Dembele shkon në 23 gola në këtë sezon, ku 18 prej tyre kanë ardhur në 11 sfidat e fundit. Brest nuk e ka mposhtur PSG në asnjë kompeticion në 40 vitet e fundit. Sfida e dytë e playoff do të zhvillohet më 19 shkurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!