Juventusi nuk po arrin akordin me Sassuolon, negociatat po zgjaten shumë dhe Manuel Locatelli mund të përfundojë te PSG.
Le10Sports shkruan se klubi francez është rifutur në garë për shërbimet e mesfushorit të Italisë, i cili zhvilloi paraqitje pozitive në Euro 2020.
23-vjeçari është një nga dëshirat e Leonardos, drejtorit sportiv të klubit. Braziliani e njeh mirë falë aventurës te Milani.
Leonardo po tenton të shfrytëzojë mungesën e marrëveshjes Sassuolo-Juventus, dhe po përgatit një ofertë serioze.
Dëshira e madhe e Locatellit është Juventusi, por te PSG janë të bindur që do jetë e vështirë për lojtarin të refuzojë ofertën e tyre. /abcnews.al