PSG tani po fillon ta pranojë faktin se Mbappe nuk do qëndrojë më gjatë se fundi i sezonit. “Parisienët” e dinë se gjetja e një zëvendësuesi për francezin është shumë e vështire dhe për rrjedhojë vazhdon të shtojë emra në listën e dëshirave.
I fundit që i është bashkuar listës, është ylli Manchester United, Marcus Rashford i cili nuk e ka për herë të parë interesin nga PSG.
Me një kontratë që i mbaron në vitin 2023, francezët e dinë që mund ta kryejnë operacionin me një shumë të reduktuar.
Man.United në krahun tjetër e di që nëse nuk e shet verën e ardhme, anglezi mund të largohet falas pas dy vitesh nëse vendos të mos rinovojë kontratën.
Mësohet se Rashford është pro këtij transferimi dhe i ka dhënë dritën jeshile agjentit të tij për negociuar largimin nga “Old Trafford”. r.t/abcnews.al