Pasi mori fjalën gjatë prezantimit të Leo Messit, duke mos e fshehur entuziazmin për këtë goditje të madhe dhe duke mos i kursyer elozhet për yllin argjentinas, Nasser Al-Khelaifi u ndal edhe te disa çështje të tjera.
Në prononcimin e dhënë për Le Parisien, presidenti i PSG-së mohoi akuzat në lidhje me favore nga UEFA. 47-vjeçari deklaroi se klubi i tij ka vepruar sipas rregullave të FFP (fair-play financiar), teksa ndalet edhe te rikonstruktimi i stadiumit “Parc des Princes”.
? Front row seat for Leo Messi's first meeting with the fans at the Parc! ?️❤️?#PSGxMESSI pic.twitter.com/eghzAjSFLa
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 11, 2021
“Ne e respektojmë FFP, nuk është e vërtetë që UEFA ndihmoi Messin të transferohej te ne, për faktin që ai ishte kundër Super League. Ne kemi marrë falas katër nga futbollistët më të mirë në qarkullim.
Mund ta cilësojmë të shkëlqyer merkaton tonë, dhe të jeni të sigurt që i kemi respektuar gjithmonë rregullat. Nuk ka lidhje fare me Super League. Njerëzit janë xhelozë. Ne kemi një raport të shkëlqyer me UEFA-n.
Jemi treguar gjithmonë të ndershëm me ta. Ne jemi të fokusuar vetëm në projektin tonë, i cili mbetet i ligjshëm. Projekti ynë është 10-vjeçar, e kemi të qartë se ku duam të shkojmë dhe çfarë na nevojitet për t’ia arritur qëllimit.
?❤️? Welcome, Leo Messi! #PSGxMESSI pic.twitter.com/qxIbjLWFaS
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 11, 2021
PSG i respekton të gjithë: rregullat, klubet e tjera dhe UEFA-n. Kemi një raport të shkëlqyer me presidentin Ceferin“, deklaroi kreu i PSG-së, i cili ndalet edhe te shtimi i kapacitetit të stadiumit.
“Stadiumi ynë është shumë i vogël për momentin (45 mijë tifozë), duhet ta bëjmë atë më të madh. Na duhet të bisedojmë me kryetaren e Bashkisë së Parisit, zonjën Anne Hidalgo, ajo na ka përkrahur gjithmonë.
E dashuroj Parc des Princes, por kemi nevojë për një stadium më të madh. Çdo klub i madh ka një stadium me 80 mijë tifozë, e kemi detyrim t’i dhurojmë PSG-së një stadium të madh“, përfundoi presidenti i klubit francez. /abcnews.al