Sipas RMC Sport, parizienët arritën marrëveshje me sulmuesin 22-vjeçar dhe tani mbetet të gjejnë një kompromis gjatë negociatave me Benfikën.
Klubi portugez kërkon rreth 80 milionë euro për golashënuesin më të mirë. PSG mund të pajtohet me një shumë të tillë, me kusht që të përfshihen bonuse në të.
Në të njëjtën kohë, kampionët francezë do të preferonin të blinin Harry Kane nga Tottenham, por për faktin se një zhvillim i tillë nuk ka gjasa, ata po punojnë për një marrëveshje për Ramos. /G.D abcnews.al/