Pasiguria për të ardhmen e Kylian Mbappe po e detyron PSG-në të hyjë në tregun e transferimeve në kërkim të një sulmuesi.
Kampionët e Ligue 1 janë të interesuar për Randal Colo-Mouani, loktar i Eintracht Frankfurt.
Sipas Bild, PSG ka nisur tashmë negociatat për Colo Muanin dhe mund të ofrojë 80 milionë euro për 24-vjeçarin.
Megjithatë, Eintracht Frankfurt e vlerëson Colo-Mouanin në 90 milionë euro. Kontrata aktuale e lojtarit zgjat edhe për katër sezone të tjera, që do të thotë se pozicioni negociues i klubit gjerman është i fortë.
Vlen të thuhet se Randal Colo-Mouani është interesant edhe për anglezët Manchester United. /G.D abcnews.al/