PSG kërkon të përforcohet dhe që tani ka nisur nga puna për të bërë afrimet e duhura në dritaren tjetër të merkatos. Objektivat janë të qarta. Synohet afrimi i një qendërmbrojtësi të kalibrit botëror, pasi me brazilianin Thiago Silva nuk do të ketë më rinovim kontrate.
Boshllëkun e tij mund ta mbushë një lojtar si Kalidou Koulibaly, i cili në Serie A me Napolin ka treguar vlera të padiskutueshme. Gazetari njohur, Nicolo Schira, në llogarinë e tij në Twitter shkruan se bisedimet kanë nisur me menaxherin e mbrojtësit.
Kuolibaly përfaqësohet nga një shqiptar, Fali Ramadani. Leonardo ka nisur kontaktet me të dhe nuk interesohet vetëm për mbrojtësin. PSG do edhe Miralem Pjanic, të Juventus, që gjithashtu ka të nëjjtin menaxher me mbrojtësin e Napolit. / abcnews.al
#PSG are interested in Kalidou #Koulibaly (Napoli) and Miralem #Pjanic (Juventus) for the next season. First talks between #Leonardo and their agent Fali Ramadani. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) March 14, 2020


