Adrien Rabiot (27 vjeç) i skadon kontrata me Juven në vitin 2023.
Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur prej kohësh janë në garë mesfushorin që po spikat me Kombëtaren e Francës në Botërorin 2022. Tashmë për mesfushorin ka interes edhe Paris Saint-Germain.
Sipas informacioneve të publikuara nga Le10Sport, kampioni aktual i Ligue 1 po punon për rikthimin e francezit në Parc des Princes.
Me fjalë të tjera, klubi i kryesuar nga Nasser Al-Khelaïfi është i vendosur të bëjë një lëvizje në mënyrë që të gëzojë edhe një herë Adrien Rabiot. /G.D abcnews.al/