Interi dhe Napoli janë vënë pas shërbimeve të mbrojtësit francez, Layvin Kurzawa, me këtë të fundit që nuk figuron në planet e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel te PSG.
Kontrata nuk i është rinovuar dhe Kurzawa është në pritje të ofertave. Dy klube janë të interesuar për të dhe të dyja në Serie A. Bëhet fjalë për Interin dhe Napolin, që do të rivalizojnë për firmën e francezit.
Vetë Kurzawa kërkon 4.5 milion euro pagë sezonale dhe dy klubet e Serie A pritet t’i plotësojnë këtë kërkesë. Kurzawa ka luajtur 23 ndeshje me PSG-në këtë sezon, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar 2 herë./abcnews.al