PSG nuk do të rinovojë kontratën me yllin e tyre Lionel Messi. Kështu bën të ditur edicioni francez i L’Equipe.
Raportohet se arsyeja për këtë ishte udhëtimi i argjentinasit në Arabinë Saudite pa lejën e klubit.
Kujtojmë, më herët mediat franceze raportuan se argjentinasi është pezulluar nga stërvitjet me skuadrën për dy javë për shkak të largimit të tij. Messi ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme pasi humbi ndeshjen kundër Lorient në Ligue 1 (1:3). /G.D abcnews.al/

