E ardhmja e Sergio Ramos është gjithnjë e më e pasigurt me klubin francez. Mbrojtësi spanjoll ka bërë 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke përfshirë 26 si titullar, duke treguar se i ka tejkaluar problemet fizike që e kishin prekur rëndë sezonin e kaluar.
PSG nuk është i sigurt për t’i ofruar atij rinovimin e kontratës që skadon në qershor. Klubi francez fillimisht dëshiron të mbyllë negociatat me rinovimet e Marquinhos dhe Leo Messit. Drejtuesit e PSG-së nuk janë të kënaqur me paraqitjet jokonstante të mbrojtësit spanjoll.
Klubi saudit Al Nassr, aty ku luan edhe Cristiano Ronaldo, është në ndjekje të Sergio Ramos, pasi ata janë të interesuar për shërbimet e spanjollit. Nga ana tjetër, Ramos dëshiron të përgjigjet në fushë dhe të tregojë se meriton një vend në një nga klubet më të rëndësishme të evropës./ h.ll/abcnews.al