Emmanuel Macron, presidenti i Republikës Franceze, foli gjithashtu për rinovimin e mundshëm të Kylian Mbappe me PSG.
“Për fat të keq, ne nuk mund të diskutojmë një transferim të Mbappe te Marseiile. Nëse ai do të ishte i gatshëm të transferohej në Marseille, unë do të kisha bërë gjithçka që kjo të realizohej, por nuk është e mundur (e thotë duke qeshur pasi Macron është tifoz i Marseille).
Prandaj është më mirë të luftojmë për ta mbajtur atë në Ligue 1, sepse ai është një lojtar i madh”, u shpreh presidenti i Francës./h.ll/abcnews.al