Tjetër polemike nga ana e Neymar. Pasi nuk ra dakord me faktin që ishte pjesë e tre kandidatëve kryesorë për fitimin e “FIFA Best 2020”. Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski garuan mes tyre dhe në fund fitoi sulmuesi polak i Bayern Munchen.
FIFA shpalli edhe skuadrën më të mirë të vitit 2020, aty ku nuk ka asnjë lojtar të PSG-së, edhe pse ekipi i Tuchel fitoi titullin kampion dhe doli në finalen e Champions League.
SKUADRA MË E MIRË/ (4-3-3) Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Sergio Ramos, Davies; Kimich, De Bruyne, Alcantara; Lionel Messi, Lewandowski, Ronaldo.
Një gjë e tillë e ka acaruar Neymar, i cili ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”. “PSG luan një tjetër sport“, shkruan ylli brazilian (u rendit në vend të nëntë), duke mos e kursyer aspak ironinë ndaj zgjedhjeve të bëra. /abcnews.al