Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka komentuar humbjen nga Monaco (3:1) në ndeshjen e javës së 23-të të Ligue 1.
“Humbjet tona nuk mund të justifikohen sot. Ne luajtëm tmerrësisht dhe dua t’u kërkoj falje tifozëve. Po kalojmë një periudhë të vështirë.
Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve të martën. Ne duhet të zbresim në fushë dhe të bëjmë një punë të mirë në ditët në vijim. Ne duhet të fokusohemi vërtet te Bayerni”, tha Donnarumma për Prime Video. /G.D abcnews.al/