PSG ka filluar të kërkojë një zëvendësues për Neymar. 31-vjeçari amerikano-jugor është afër bashkimit me Al-Hilal.
Sipas gazetarëve të Gazzetta dello Sport, Federico Chiesa, anësori i Juventusit, ka rënë në vëmendjen e gjigantit parizien. Zonja e Vjetër është gati të ndahet me lojtarin nëse ofrojnë 50-60 milionë euro për të. Kontrata aktuale e skadon në verën e vitit 2025.
Në sezonin e fundit të kampionatit italian, Chiesa luajti 21 ndeshje për skuadrën torineze. Sulmuesi shënoi dy gola dhe pesë asistime. /G.D abcnews.al/