Emri i Paul Pogba është lidhur me PSG periudhën e fundit. Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me Manchester United, dhe po pret verën e ardhshme për t’u larguar si lojtar i lirë nga “Old Trafford”.
Sky Sport shkruan se 28-vjeçari ka zgjedhur Real Madrid si ekipin e ardhshëm në karrierë. Pogba, i cili dhuroi katër asiste në fitoren 5-1 ndaj Leeds United në javën e parë të Premier League, ka vendosur të respektojë deri në fund kontratën me United.
??️
Paul Pogba will run down the final 12 months of his #MUFC contract before joining Real Madrid on a free transfer next summer.
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 15, 2021
Për shërbimet e kampionit të botës me “Gjelat” e Deschamps, interesohen PSG, Juventus dhe Real Madrid, por lojtari e ka ndarë mendjen dhe sezonin 2022/2023 do të transferohet në “Santiago Bernabeu” nën urdhrat e Carlo Ancelottit. /abcnews.al