Mauro Icardi duhet se i ka ditët e numëruara te PSG. Një largim i mundshëm pritet të ndodhi në merkato, teksa parizienët do të fillojnë “operiacionin fshesa” pikërisht nga sulmuesi argjentinas.
Icardi është bashkuar me PSG në vitin 2019, por gjatë kësaj kohë asnjëherë ai nuk ka mundur të shndërrohet në një lojtar të rëndësishëm te skuadra e Mouricio Pochettino.
Ndërsa me mbërritjen e Lionel Messit në Parc de Princes, hapësirat e Icardit janë minimizuar shumë dhe ai nuk ka minutat e duhura.
Sipas “L’Equipe” raportohet se PSG i ka vendosur më në fund një çmim Icardit.
Shuma që kërkojnë drejtuesit e PSG-së nga shitja e Icardit është rreth 50 milion euro, vlerë që duhet të paguajë çdo skuadër në arkat e klubit parizien nëse duan shërbimet e lojtarit argjentinas.
28-vjeçari ka oferta nga Seria A, aty ku Juventus duket favoriti kryesorë për të marrë shërbimet e tij, por edhe skuadra si Newscastle, Manchester United dhe West Ham nuk mbeten prapa. /f.a/abcnews.al