PSG humbet në javën e dytë në kampionat

schedule12:20 - 19 Gusht, 2019

schedule 12:20 - 19 Gusht, 2019

PSG-ja humbet në ndeshjen e dytë ndaj Rennais në transfertë me rezultatin 2-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Cavanin, skuadra pariziene pësoi dy gola duke mos evituar dot humbjen. Një humbje që tregon se gjërat te Parisi nuk janë edhe aq të qeta me çështjen Neymar dhe me mungesën e tij në fushën e lojës.

Pa brazilianin Neymar në dispozicion për arsyen më shumë merkatoje se sa sportive e fizike, kampionët e Francës janë mundur në sfidën e radhës në Ligën 1 në Francë në transfertën ndaj Rennes.

Duket në një farë mënyre që PSG po has shumë vështirësi të bëjë diferencën pa një lojtar si Nejmar në radhët e tij, edhe pse trajneri Tuhel ka në dispozicion emra si Kavani, Mbape, Di Maria apo Verrati që do i kishte zili çdo ekip.

Mungesat bënë të vetën në ë ndeshjen e javës së dytë ndaj Rennais, ku parisienët për çudinë e të gjithëve dolën të mposhtur nga fusha. Edhe pse shënuan të parët me Kavanin, pas një gabimi të mbrojtjes, futbollistët e skuadrës pariziene mbajtën topin, por nuk prodhuan aq shumë raste sa pritej prej tyre.

Në fundin e pjesën së parë, ishte Niang ai që barazoi rezultatin për vendasit, ndërsa në fillimin e të dytës, Del Kastijo shënoi me kokë për të siguruar avantazhin 2-1. Aktivizimi i Sarabia, Dagba apo Paredes nuk solli asgjë të re dhe u pa qarët se tashmë PSG ka më pak alternativa ofensive, situatë që duhet zgjidhur me kthimin në “normalitet” të Neymar, ose me afrimin e një emri të ri në repartin e avancuar.

Një humbje e cila edhe pse vje në javën e dytë sërish ka marrë komentet dhe kritikat përkatëse. Një start të tillë nuk është se ka patur vetëm PSG, duke ditur bllokimin e Bajernit me Hertën në Mynih, apo edhe humbjen e Barcelonës në Bilbao.

Sidoqoftë, çështja Neymar do të vijojë edhe për disa ditë deri në një vendim final. E megjithatë, humbja me Rëne nuk mund të faturohet kurrsesi me mungesën e brazilianit, për vetë emrat e tjerë që ka në dispozicion trajneri Tuhel./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!