PSG është gati të ndajë rrugët me Verrattin, ai u kthye me 4 kg shtesë nga pushimet në dhjetor

schedule09:54 - 15 Maj, 2023

schedule 09:54 - 15 Maj, 2023

Sipas Le Parisien, parizienët janë gati të ndahen me mesfushorin 30-vjeçar.

Qëndrimi i Verrattit shkaktoi acarim të madh te PSG në fillim të dhjetorit, pasi ai u kthye nga pushimet që mori për faktin se Italia nuk luajti në Botërorin 2022, me katër kg shtesë.

PSG është e pakënaqur jo vetëm me stilin e jetës së Verrattit, por edhe me ndikimin e tij të zvogëluar në lojën e skuadrës, mesfushori ka bërë vetëm 1 asistim në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Përveç kësaj, Marco merr një pagë shumë të lartë në PSG.

Parisienët janë gati të ndahen me mesfushorin qendror pavarësisht se kontrata e tij u rinovua në dhjetor 2022. Marrëveshja aktuale e italianit llogaritet deri në qershor të vitit 2026.

Është raportuar se se Al-Hilal dhe Inter Miami po shfaqnin interes për Verratin. /G.D abcnews.al/

Burimi: GFFN

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!