Sipas informacioneve të gazetarit Ben Jacobs nga CBS Sports, PSG nuk do të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon.
Burimet thonë se “klubi është këmbëngulës për këtë çështje dhe përjashton kategorikisht mundësinë” e një transferimi të sulmuesit portugez qoftë këtë dimër apo në të ardhmen.
Pas intervistës që Ronaldo i dha Piers Morgan, lojtari me siguri do të duhet të kërkojë një klub të ri, pasi nuk ka të ardhme te Manchester United. Destinacionet e mundshme për CR7 kanë përfshirë PSG, Chelsea apo Bayern, por sipas informacioneve të fundit, asnjë klub nuk është i interesuar për nënshkrimin e 37-vjeçarit. /G.D abcnews.al/