PSG pret Borussia Dortmund në 11 mars shtëpi, por sfida e kthimit e Champions League mund të luhet pa tifozë. Koronavirusi po tremb edhe Francën, teksa klubi kryeqytetas ka marrë masa mbrojtëse për lojtarët dhe stafin teknik.
Kompeticioni më i rëndësishëm për klube është objektivi i madh i kampionëve të Francës, të cilët duhet të përmbysin humbjen 2-1 në Gjermani për t’u kualifikuar në çerekfinale. Zëvendës kapiteni i PSG-së, Marquinhos ka folur rreth mundësisë që ndeshja e “Parc des Princes” të luhet pa tifozë.
“Do të preferoja shtyrjen e ndeshjes me Dortmund. Më mirë kështu se sa të zhvillohet pa tifozë. Do të ishte një disavantazh i madh për ne mungesa e tifozëve. Dortmund u mbështet nga tifozët e vet në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë duam edhe ne“, deklaron mbrojtësi brazilian. /abcnews.al

