Gianluca Scamacca po jeton ditët e tij të fundit si lojtar i Sassuolos, pasi gjatë kësaj merkatoje do të largohet nga skuadra italiane.
Ofertat për sulmuesin nuk kanë munguar , me PSG-në që qëndron në “pole-posicion” për shërbimet e tij.
Sipas “Le Parisien” javën e ardhshme do të mbyllet gjithçka me sukses mes palëve me Scamacca që do të kalojë në Paris. Bisedimet mes klubeve janë në rrugën e duhur dhe flitet që vlera e plotë e transferimit do të jetë rreth 50 milionë euro.
Ndonëse kërkohej nga shumë klube, duket se paratë dhe projekti i francezëve bindën Scamaccan të transferohet në Paris, teksa Sassuolo do të mbushnin arkat e klubit nga shitja e lojtarit të tyre. /f.a/abcnews.al