PSG në këtë merkato nuk po mendon vetëm për transferim lojtarësh, por edhe për blindimin e lojtarëve kryesorë, duke iu ofruar këtyre të fundit rinovim kontrate.
Marquinhos është lojtari i cili mendohet të zgjasë kontratën e tij me skuadrën parisiene edhe për disa vite të tjera.
Mediat franceze raportojnë se palët kanë nisur bisedimet mes tyre, për të nënshkruar kontratën e re, me kontratën aktuale që skadon në fund të vitit 2024.
Siç bëhet e ditur palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, me 27-vjeçarin që do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG deri në vitin 2026.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet pas mbylljes së merkatos së dimrit, kur edhe mund të bëhet publike zgjatja e bashkëpunimit mes palëve. /f.a/abcnews.al