E ardhmja futbollistike e Kylian Mbappe mbetet në ajër.
Kontrata e tij aktuale me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme, me sulmuesin 24-vjeçar që refuzon të rinovojë dhe ndërsa drejtuesit e kampionëve francezë i kanë dërguar një ultimatum, duke i thënë se nëse nuk rinovon menjëherë, ai do të dalë në shitje.
E gjithë kjo ndërkohë që Real Madridi vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimet, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se ai tashmë ka qenë në kontakt me sulmuesin francez. Në fakt, siç raporton “Sky Sports”, te Paris Saint-Germain besojnë se Mbappe tashmë ka arritur një marrëveshje me Los Blancos, që ai t’i bashkohet në verën e vitit 2024.
BREAKING: PSG believe that Kylian Mbappé has already agreed to join Real Madrid on a free transfer next summer. pic.twitter.com/jg0mmp6vVm
— Sky Sports Football (@SkyFootball) July 7, 2023
Nga të gjitha llogaritë, marrëdhënia e Mbappe me Parisin ka pësuar një përçarje të madhe, me largimin e tij që duket i sigurt. /G.D abcnews.al/