Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

PSG anulon darkën gala të fundsezonit, shkak gjendja shëndetësore e Sergio Rico

schedule19:37 - 30 Maj, 2023

schedule 19:37 - 30 Maj, 2023

Paris Sain-Germain ka njoftuar partnerët e të gjithë të ftuarit për anulimin e darkës gala të planifikuar për sonte. Ky vendim u mor nga Nasser Al-Khelaifi për shkak të gjendjes shqetësuese shëndetësore të portierit Sergio Rico.

Presidenti i PSG-së tha: “Situata aktuale kërkon vëmendjen tonë të plotë dhe na detyron të heqim dorë nga darka jonë tradicionale. Familja e madhe e PSG-së është thellësisht e prekur nga tragjedia që i ndodhi Sergio Ricos.

Në emër të të gjithëve, dua t’i siguroj atij për mbështetjen tonë të plotë në këtë sprovë”, u shpreh presidenti i klubit./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!