Pse zgjodhët Kamzën për të kandiduar, Dogjani në “Log.”: Për tu kthyer me punë mbështetjen që qytetarët më kanë dhënë me votë

schedule22:27 - 4 Nëntor, 2022

schedule 22:27 - 4 Nëntor, 2022

Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili është i pari që ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të qenë pjesë e primareve në PD, për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës ka folur në lidhje me Skype në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo.

I pyetur nga moderatori Xhafo se çfarë e shtyu që të bëhej pjesë e këtyre primareve dhe pse në Kamëz, Dogjani tha se ka një lidhje të fortë me banorët e asaj zone, dhe se ka marrë prej tyre mbështetje masive në votë.

Ndërsa i pyetur nga moderatori Xhafo për kandidatin e mundshëm përballë tij në primaret brenda PD-së për Kamzën, Shemsi Prençi, i cili ka shprehur dëshirën por ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturë, Dogjani tha se nuk e sheh si kundërshtar, pasi në fund do të jetë qytetarët ata që do të votojnë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë ju shtyu të kandidoni në primaret e Kamzës? Pse në Kamëz?

Dogjani: Unë kam një lidhje të gjatë me Kamzën, qëkur kanë filluar të vijnë në Kamzë njerëzit e mi, që në atë kohë kam krijuar një lidhje të vazhdueshme me to. Në vitin 2013-të kam kandiduar si deputet. Dhe në vitin 20130të kamë marrë masivisht vota, kemi marrë 9 mijë vota më shumë se PS. Unë kam kandiduar edhe vjet, edhe pse isha i fundit në listë, jam votuar masivisht nga qytetarët e Kamzës. Kam patur komunikime të vazhdueshme me qytetarët e Kamzës. Kjo është arsyeja që të kandidoj në Kamëz, që ato vota që më kanë dhënë qytetarët e Kamzës t’ua kthej me punë.

Xhafo: Ka njoftuar publikisht edhe Shemsi Prençi, i cili njësoj si ju ka një të shkuar anti-PD të vogël. Të bëhesh demokrat pasi ke qenë kritik me të, e ke kaluar fazën e keqe. Kjo konkurrenca juaj nëse kthehet formalisht, si e shihni?

Dogjani: Bëre mirë që ma përsërite që unë kam qenë në vitin 2005-së në PS. Në atë kohë kam qenë i ri, nuk e dija se çfarë ishte politika. Mu afrua nga ish-kryeministri Nano, dhe mendova tu shërbej qytetarëve të Kukësit. Unë vij nga një familje e djathtë.

Xhafo: Kur demokratët ju kanë pranuar, kush jemi ne që ta vëmë në dyshim. Nuk e kisha për tu bërë mistrec, thjeshtë vura një detaj të përbashkët me Shemsi Prençin?

Dogjani: Bëre shumë mirë ta sqaroj dhe njëherë, se mua më njohin dhe vetë mbështetja që më kanë dhënë qytetarët e Kamzës më ka dhënë forcë. Në të kohë ju kam shërbyer qytetarëve të Kukësit, më pas kam kaluar në partinë time në PD. Unë edhe Shemsi Prençin e ftoj që të dalë, ne nuk jemi kundërshtarë, atë e gjykojnë qytetarët e Kamzës. Unë kam shumë besim se qytetarët do më votojnë sepse më njohin, pasi ju kam shërbyer. Nuk kam qenë asnjëherë në qeveri, kam qenë deputet por asnjëherë nuk i kam shkëputur lidhjet me qytetarët e Kamzës, kjo më detyron mua të shkoj dhe të punoj për ta. Ata janë njerëzit më të mirë, më të ndershëm por më të diskriminuarit nga pushteti. Vitet e undit ata kanë qenë shumë të diskriminuar.

Xhafo: PS reklamon punën e mirë të bërë në Kamëz nënë drejtimin e Rakip Sulit. Kamza njësoj si Vora kaluan majtas, ata në mëse një rast kanë përmendur punën e mirë të bërë në Kamëz. Mund të kthehet sërish Kamza djathtas?

Dogjani: Kamza ka qenë e djathtë, është e djathta dhe do të jetë e djathtë. Unë e di që çfarë makinerie propagande kanë këta. Përsërite sa më shumë gënjeshtrën dhe do ta besojnë, por në fakt qytetarët e Kamzës nuk e besojnë. Nëse do të kishte punuar mirë PS vetëm nga Valiasi kanë ikur 100 familje me gomone në Angli. Po të ishte punuar në Kamëz nuk do iknin njerëzit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!