“Pse zgjodha të vazhdoja studimet për matematikë”, Fatos Kongoli zbulon 2 librat më të rëndësishëm të krijimtarisë së tij

schedule11:46 - 17 Shkurt, 2023

schedule 11:46 - 17 Shkurt, 2023

I ftuari i kësaj nate në emisionin “Pas Mesnate” është shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli, i cili ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën e tij. Ai ka treguar se pse zgjodhi të vazhdonte studimet e larta për matematikë, ndërkohë që kishte pasion letërsinë.

Ndër të tjera ka ndarë edhe momentin kur ka shkruar poezinë e parë me partizanë.

Unë nuk e kam dashur matematikën. Prirja ime nuk ka qenë matematika. Prirja ime që në fillim ka qenë letërsia. Aty e kam pasur prirjen, mirëpo im atë më detyroi studioja matematikë. Unë i përkas atij brezi që dëshira e prindit ishte urdhër dhe ai më futi në matematikë, se në matematikë nuk ideologji.

Babai na çoi të na provonte nësë mund të futeshim në Lice Artistik në atë kohë, megjithëse unë kam pasur një qejf shumë të madh të pranohesha, por nuk u pranova, dola pa talent.

Kam qenë në klasën e katërt fillore në mos gaboj dhe kisha bërë një vjershë me partizanë sigurisht që luftonin gjithandej dhe mora guximin dhe ja tregova të ndjerit Fatmir Gjata, edhe më tha: ‘Po ti qenke poet, do të bëhesh poet’. Unë nuk u bëra poet. U bëra prozator”, u shpreh Kongoli.

Më tej, ai ka treguar se cilët janë dy librat më të rëndësishëm që ka shkruar, duke thënë:

“Dy librat më të rëndësishëm të jetës sime janë “Kapitulli i Amerikës” dhe “Iluzione në sirtar”, që janë plotësues të njëri-tjetrit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!