Pse vdekja e doktorit që zbuloi koronavirusin po kthehet në një problem të madh për Xi Jinping

schedule11:20 - 14 Shkurt, 2020

schedule 11:20 - 14 Shkurt, 2020

Nga James Griffiths, CNN

Presidenti kinez  Xi Jinping po përballet me një sfidë të madhe për sistemin e tij të gjerë të censurës dhe kontrollit të informacioni dhe historia nuk tregon shenja të mira për ata që janë ngritur kundër tij.

Pas zbulimeve që autoritetet në Wuhan minimizuan lajmet për shpërthimin e koronavirusit në fazat e hershme të tij, policia ndëshkoi njerëzit që përhapën “thashethemet” për virusin vdekjeprurës por pas kësaj ka pasur thirrje të shumta për lirinë e fjalës.

Këto thirrje u rritën më shumë pas vdekjes së një mjeku i cili kishte tentuar të paralajmëronte për virusin i njohur zyrtarisht si Covid-19. Li ndërroi jetë në spital javën e kaluar nga virusi.

Pas vdekjes së tij, qindra mijëra njerëz postuan fjalime për fjalën e lirë në internet – që më vonë u hoqën nga censuruesit.
Ndërsa zemërimi i njerëzve filloi të shtohej, Pekini dërgoi një forcë kundër korrupsionit në Wuhan dhe provincën Hubei përreth – në epiqendrën e shpërthimit, me idenë e qartë se ata do të mund të ulnin zemërimin e publikut.

Në të njëjtën kohë, mediat shtetërore treguan histori pozitive në lidhje me përpjekjet e tyre për të ulur rrezikun e virusit dhe vetë Xi bëri paraqitjen e tij të parë publike në lidhje me këtë gjë.

Përballja e Xi me njerëzit erdhi disa javë pasi autoritetet ishin munduar të qetësonin zemërimin e popullit duke treguar se ai nuk ishte përgjegjës për atë çfarë njerëzit e akuzonin. Të enjten u njoftua se Ying Yong, një aleat kryesor Xi, ishte emëruar për të drejtuar Hubein, ndërsa persona të tjerë të Xi janë dërguar në Wuhan për të ndihmuar në “pastrimin” e rrëmujës politike atje.

Në javën e kaluar, shumë letra kanë qarkulluar në internet, dhe me sa duket janë nënshkruar nga akademikë dhe intelektualë të shquar kinezë, duke i kërkuar qeverisë të mbrojnë fjalën e lirë. Grupi i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Kinë, gjithashtu bëri thirrje që 6 Shkurti, data e vdekjes së Li, të shpallet “Dita e së Vërtetës së Popullit”.

“Për 30 vite populli kinez shpesh ka menduar të “dorëzojë” lirinë e tij në këmbim të sigurisë, dhe tani ata kanë rënë pre e një krize dhe janë më pak të sigurt se kurrë”, shkruhet në një letër të përkthyer dhe botuar nga China Change.

Në letër gjithashtu shkruhet se kriza dhe efektet e saj pasuese janë “heqja dorë nga liria e fjalës”.

“Qeveria ka përdorur kontrollin e sëmundjeve si një pretekst për të privuar në mënyrë të paligjshme qytetarët nga të drejtat e tyre kushtetuese, duke përfshirë të drejtën e fjalës së lirë, të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe të drejtën e pronës private”, thuhet në letër.

Në versionin e botuar nga China Change letra rendit nëntë nënshkrues, duke përfshirë Xu Zhangrun, një profesor juridik në Universitetin Tsinghua dhe një nga juristët më të shquar të Kinës.

Kopje të shumta të letrave po qarkullojnë në internet, dhe CNN nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë të gjithë listën e nënshkruesve. Xu Zhangrun nuk iu përgjigj kërkesës për të dhënë një sqarim.

Në një artikull të botuar këtë javë , Xu fajësoi Xi “dhe qeverinë që e rrethon” për krizën.

“Jeta politike e kombit është në një gjendje kaosi dhe thelbi etik i sistemit është ende duke u zbatuar”, ka shkruar Xu. “Shqetësimi përfundimtar i politikës në Kinë sot dhe ai i udhëheqësit të saj më të lartë është të ruajë me çdo kusht pozicionin e privilegjuar të Partisë Komuniste dhe të ruajë pushtetin e tij”.

Artikulli fillimisht u botua në gjuhën kineze nga Matters , një sit lajmesh i njohur për intelektualët liberalë që është i ndaluar në Kinë. Ai ishte përkthyer me lejen Xu në anglisht nga dijetari kinez Geremie Barme.

Xu shtoi se “Tani mund të parashikoj që kjo gjë që do të pësoj në ndëshkime të reja dhe, kjo madje mund të jetë hera e fundit që unë shkruaj “.

Të gjitha këto që po ndodhin nuk janë të mira për Xu dhe nënshkruesit e tjerë.

Letrat e tyre kanë qënë jehonë e Kartës 08, një manifestim i botuar në 10 dhjetor të 2008, në 60 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke bërë thirrje për një kushtetutë të re kineze që njeh demokracinë, lirinë e fjalës dhe sundimin e ligjit.

Fillimisht u nënshkrua nga 300 njerëz, një shifër që më vonë do të shndërrohej në mijëra, botimi i Kartës 08 erdhi pas kontrollit shtetëror në vazhdën e Lojërave Olimpike të Pekinit 2008. Sidoqoftë, kjo provokoi një reagim të ashpër nga qeveria kineze, dhe dhjetëra nënshkrues të saj u morën në pyetje.

Synimi kryesor i qeverisë ishte Liu Xiaobo , një akademik dhe autor që ndihmoi në hartimin e Kartës 08. Liu u arrestua dhe u burgos për 11 vite për “nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror”.

Liu vdiq nga kanceri i mëlçisë në vitin 2017, ndërsa ishte në “liri me kusht” mjekësor, por ende nën siguri shumë të rreptë. Gjatë kohës së tij në burg, ai mori çmimin Nobel për Paqen.

Ndëshkimi ekstrem i Liu – dhe refuzimi i autoriteteve për t’i dhënë atij kushtet e duhura deri në ditët e fundit të sëmundjes së tij – ishte tregues që Pekini e shihte Kartën 08 një kërcënim serioz.

Ndërsa shumë prej kërkesave – si në letrat e fundit ashtu edhe në Kartën 08 – janë thjeshtë për autoritetet që të respektojnë lirinë gjoja të mbrojtur nga kushtetuta kineze, ato në fakt sfidojnë bazën themelore të rregullit të një partie.

Ndërsa kushtetuta mund të garantojë fjalën e lirë ose asamblenë, të gjitha rregullat e saj konsiderohen si subjekt i miratimit ose diskrecionit të Palës tjetër, diçka që liberalët kinezë e shohin në kundërshtim ndaj sundimit të ligjit.

Vitet e fundit, dhe sigurisht që nga koha kur Xi mori pushtetin në 2013, Partia Komuniste në pushtet ka rritur kontrollin e saj mbi shoqërinë civile. Kjo mund të nënkuptojë që edhe pse letrat e botuara këtë javë janë shumë më modeste në kërkesat e tyre sesa Karta 08, ato rrezikojnë të shkaktojnë një reagim të madh për nënshkruesit e tyre.
Letra e nënshkruar nga Xu dhe të tjerët gjithashtu lë të kuptohet se në protestat e vazhdueshme antiqeveritare në Hong Kong , janë renditur pesë kërkesa “në emër të popullit”. Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong kanë kërkuar prej kohësh ” pesë kërkesa, asnjë më pak”, si një klithmë për ankesat e tyre.
Që nga zhvillimi i Great Firewall-it(kombinim i veprimeve legjislative dhe teknologjisë të zbatuar nga Republika Popullore e Kinës për të rregulluar Internetin brenda vendit), objektivi numër një i mbikëqyrësve ka qenë gjithmonë një thirrje për protesta ose organizime të fshehta. Ata vetë kanë lejuar që të kishte një farë zemërimi për vdekjen e Li Wenliang, dhe Xi ka qenë i kujdesshëm për të identifikuar zhgënjimin tek zyrtarët në Wuhan.

Kjo nuk ka vend për kundërshtime, çdo shoqatë me Kartën 08 dhe Hong Kong tregon se është shumë për autoritetet që të vazhdojnë të tolerojnë. /CNN. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!