Në fund të marsit të vitit 2019 kur koronavirusi kishte shpërthyer në shumë vende të botës, një studim laboratorik tregoi se virusi mund të qëndronte në objekte plastike dhe metali për ditë të tëra. Ky përfundim bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë në maj të dilte me udhëzues, sipas së cilës ishte me rëndësi dezinfektimi i sipërfaqeve, si një masë kryesore parandaluese.
Goldman, mikrobiolog nga shkolla mjekësore e Rutgers New Jersey, vuri në dukje në një artikull që ndoshta sipërfaqet e kontaminuara luajnë një rol të vogël në transmetimin e virusit. Kështu, ndërsa gjithnjë e më shumë të dhëna grumbulloheshin gjatë pandemisë, u bë e qartë se mjeti kryesor i transmetimit ishin spërklat që lëshojnë individët infektuar kur flasin, kolliten ose merrnin frymë, të cilat thithen nga njerëzit përreth tyre. Ndërsa transmetimi nga një sipërfaqe e infektuar është e mundur, por ka një rrezik relativisht më të ulët, përcjell abcnews.al.
Megjithatë, është më e lehtë të dezinfektosh sipërfaqet sesa të përmirësosh ventilimin, sidomos në muajt e dimrit. Deri në fund të vitit 2020, shitjet globale të dezinfektuesve sipërfaqësorë ishin rritur me 30% nga viti i kaluar, duke arritur në 4.5 miliardë dollarë.
Ekspertët e konsiderojnë larjen e mirë të duarve si rekomandim të arsyeshëm, por dezinfektimi i tepërt i sipërfaqeve humb kohën dhe burimet që mund të shpenzohen për ventilimin dhe pastrimin e ajrit.
Përvoja e mëparshme mjekësore me mikroorganizmat në mjedise spitalore si MRSA, i cili mund të transmetohet nga pacienti te pacienti përmes stetoskopit, ka çuar në kërkimin e koronavirusit në dhomat e spitalit në fillim të pandemisë. Është kudo.
ARN e virusit mund të gjendet si në objektet shëndetësore ashtu edhe në shtëpi, ose tualete, madje mund të qëndrojë për javë të tëra.
Një shembull tipik është anija Diamond Princess, ku 17 ditë pas evakuimit të saj, kur 712 pasagjerë rezultuan pozitivë për koronavirusin, ARN e virusit ishte akoma e vendosur në sipërfaqet e kabinave.
Sidoqoftë, është teorizuar se kjo ARN është si “kufoma” e virusit dhe nuk është me të vërtetë ngjitëse. Për ta provuar këtë, disa studiues përdorën këtë ARN dhe qelizat e infektuara në një mjedis laboratorik. Kështu një studim tregoi se virusi mbeti infektues në sipërfaqet plastike dhe metalike për 6 ditë, në kartëmonedha për 3 ditë, në maska kirurgjikale për të paktën 7 ditë, në lëkurë 4 ditë dhe në rroba më pak se 8 orë.
Ndërsa këto të dhëna mbështesin mbijetesën e koronavirusit në sipërfaqe, kjo nuk do të thotë që njerëzit janë infektuar nga sipërfaqe të tilla si doreza e derës. Kjo sepse këto studime të mbijetesës së virusit, jo vetëm që ata përdorin sasi të mëdha të virusit, por edhe kushte të veçanta të temperaturës dhe lagështisë, duke zgjeruar kështu hendekun midis kushteve eksperimentale dhe aktuale edhe më tej.
Në një studim nga Spitali Universitar Assuta Ashod në Izrael, ku studiuesit u përpoqën të zbulonin virusin të gjallë në gjërat e pacientëve dhe mobiliet në qelizat e izolimit dhe hotelet e karantinës, gjysma e mostrave nga spitalet dhe një e treta e hoteleve ishin pozitive, por jo të afta të infektonin qelizat.
Të gjitha këto informacione çojnë në statistika konfuze mbi mënyrat e transmetimit të virusit, dhe ka nevojë për më shumë hulumtime. “Të armatosur” me një vit të dhënash të virusit SARS-CoV-2, një gjë është e sigurt: njerëzit dhe jo sipërfaqet, duhet të jenë shqetësimi ynë. g.v/abcnews.al