Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Michel: Dukej vendi i duhur, ju përgëzojmë për këtë event

schedule16:33 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:33 - 6 Dhjetor, 2022

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

I pyetur nga mediat shqiptare se përse u zgjodh Tirana, Michel theksoi se ishte vendi i duhur, ndërsa përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e një eventi kaq madhështor në një kohë kaq të shkurtër.

Ndërkohë që Von der Leyen theksoi se Shqipëria ka marrë 85 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për energjinë, si dhe po financohen disa projekte, mes tre parku i madh fotovoltaik.

Pyetje: Pse u zgjodh Tirana?

Michel: Sepse para disa javësh u propozua të bëhej ky Samit këtu, dhe përpara se ta vendosim, Tirana dukej si vendi i duhur. Ju falënderoj ju kryeministër, se ishte shumë mbresëlënëse, në kaq pak kohë ju bëtë një gjë kaqa të madhe. Jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë, por kemi një sinjal të qartë që ne u përçojmë qytetarëve të Ballkanit perëndimor, ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët.

Von der Leyen: 85 milionë është një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Ka një sërë projektesh të ndryshme që tashmë po miratohen. Unë di që disa prej projekteve janë një central i madh fotovoltaik.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!