Pse u shty Kongresi i Partisë Socialiste? Flet Blendi Klosi

schedule21:31 - 25 Korrik, 2024

schedule 21:31 - 25 Korrik, 2024

Kongresi i Partisë Socialiste u zhvendos nga data 27 në datën 28 korrik, në orën 11:00.

I pyetur në emisionin “360 Gradë” për arsyen e shtyrjes së Kongresit, sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se kjo ngjarje vjen pas mbylljes së sensionit parlamentar dhe data nuk ndikon te askush.

“E shtuna me të dielën nuk besoj që ndikon për ju. Kongresi vjen pas vendimmarrjes të mbylljes së sensionit parlamentar. Kemi disa vendime të rëndësishme, por më i rëndësishmi zgjedhjet e forumeve të reja. Do të ketë një garim. Tani për kandidatët që janë të përzgjedhur, do të ketë një parim. Është menduar që të ketë një parim për përzgjedhjen e kandidatëve, mbi 85% të rinj dhe kështu trupa e asamblesë kombëtare do të jetë e zgjedhur nga kongresi dhe do të jenë mbi 85% të rinj. Janë njerëz me një energji të re në PS”, u shpreh ai.

Kujtojmë që në kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që treçereku i Asamblesë që do të dalë nga Kongresi, do të jenë anëtarë të rinj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!