Pse u refuzua kërkesa për paraburgimin e Dardan Molliqajt, ky është aktvendimi i plotë i Gjykatës

schedule14:42 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:42 - 4 Shkurt, 2022

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar mbrëmë kërkesën e Prokurorisë që t’i caktojë kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt, masën e paraburgimit. Ai u arrestua të martën në hyrje të objektit të T7, ku ishte i ftuar për intervistë dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë. Më poshtë gjeni aktvendimin e plotë të Gjykatës, lidhur me këtë rast.

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, është liruar mbrëmë pas 48 orëve mbajtje.

Lirimi i tij vjen pasi Gjykata refuzoi t’ia caktojë masën e paraburgimit, siç kishte kërkuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në vend masës së paraburgimit, Gjykata ka urdhëruar që Molliqaj të paraqitet në stacion policor çdo të premte.

Ai obligohet të paraqitet në stacion deri më 1 mars të këtij viti.

“I pandehuri: Dardan Molliqaj, është i detyruar që të paraqitet çdo të premte, prej orës 09:00, deri në ora 10:00, në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë. Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit, do të llogaritet në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data 01.02. 2022 deri më 01.03.2022”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës eqë ka publikuar PSD’ja.

Caktimin e kësaj mase, Gjykata e ka vendosur “për të mënjanuar çdo pretendim se i njëjti mund t’i shmanget thirrjeve të rregullta të organeve të rendit.”

“Gjykata siç ka theksuar edhe më sipër ka konsideruar se përveç dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, për të mënjanuar çdo pretendim se i njëjti mund t’i shmanget thirrjeve të rregullta të organeve të rendit dhe me qëllimin e vetëm që të parandaloj çdo mundësi që i pandehuri të fshihet nga organet e rendit për të pranuar ftesat e rregullta të organeve që zbatojnë procedurën penale, gjykata ka caktuar masën e lartëcekur.

…kjo gjykatë konsideron se qëllimi i fshehjes në rastin konkret nuk nënkupton arratisjen apo largimin nga Kosova nga i pandehuri por pamundësinë e dorëzimit të ftesave të rregullta në adresat e njohura për të pandehurin…”, thuhet në aktvendim.

Sa i përket ftesës, Gjykata ka konstatuar se Molliqajt nuk i është dorëzuar asnjëherë ftesa personalisht, por se vetëm i është lënë në seli të partisë.

“Nga analizimi i dispozitave ligjore të lartëcekura me anë të të cilave është përcaktuar se si duhet të dorëzohet një ftesë të pandehurit, kjo gjykatë konstaton se në rastin konkret organet përkatëse asnjëherë nuk ia kanë dorëzuar të pandehurit personalisht ftesën, por vetëm ja kanë lënë në selinë e partisë”, thuhet në aktvendim.

Ndryshe, Molliqaj u arrestua të martën, në hyrje të objektit të T7, ku ishte i ftuar për intervistë. Arrestimi i tij u bë në lidhje me incidentin në protestën kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, që u mbajtë të shtunën e kaluar para objektit të Qeverisë./Gazeta Express

Më poshtë gjeni aktvendimin e plotë të Gjykatës:

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!