Pse u mbyllën shkollat në Greqi? Flet zyrtarja: Duhet të mësohemi të jetojmë me maskë

schedule18:39 - 16 Nëntor, 2020

schedule 18:39 - 16 Nëntor, 2020

Greqia ka mbyllur shkollat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Vana Papaevangelou anëtare e komitetit të ekspertëve në vendin fqinj rrëfeu në një intervistë në mediat greke se përse u mor ky vendim drastik.

“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me maskë, brenda dhe jashtë shtëpisë, për shumë muaj. Një javë tjetër e vështirë na pret. Javën tjetër ne do të fillojmë të buzëqeshim. Ne tashmë po shohim një stabilizim.

Është e dokumentuar mirë që fëmijët e vegjël, veçanërisht ata nën 10 vjeç, e kalojnë sëmundjen më butë në rast se sëmuren dhe nuk janë super-transmetues. Sidoqoftë, mbyllja e shkollave është mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen te prindërit, mësuesit, etj.

Në vendin tonë, të dhënat epidemiologjike kanë ndryshuar shumë dhe me një barrë kaq të rëndë, mbyllja e shkollave ishte rruga e vetme. Kjo sepse problemi kryesor i krijuar nga shkollat ​​e hapura është lëvizshmëria e popullatës” tha ajo. Sot në Greqi u shënuan mbi 2 mijë të infektuar dhe 59 viktima./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!