Pse u largua Eros Grezda nga Rangers?

schedule23:31 - 11 Janar, 2020

schedule 23:31 - 11 Janar, 2020

Eros Grezda la Rangersin dhe u kthye tek Osijek të martën, pasi kaloi një aventurë për t’u harruar dhe luajti shumë pak nën urdhrat e Steven Gerrard. Grezda u bashkua me Rangers në një marrëveshje katër vjeçare në gusht të 2018-ës dhe luajti 17 ndeshje në të gjitha kompeticione, duke shënuar dhe krijuar në total vetëm tre gola.

24-vjeçari ishte titullar i rregullt në ndeshjet e tij të para në “Ibrox”, para se të pësonte një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës në dhjetor, që e largoi nga fushat për tre muaj. Grezda bëri tre paraqitje para se të pësojë një dëmtim të gjurit në prill, që i dha fund sezonit të tij para kohe.

Shqiptari e nisi 2019/20 në hije, duke bërë vetëm tre paraqitje për Rangers, të gjitha këto erdhën në “Challenge Cup”. Futbollisti kuqezi nuk u grumbullua në asnjë ndeshje në kampionat, si dhe as në Europa League, kështu që lagimi i tij, nuk ishte befasi.

Gerrard kohët e fundit zbuloi se vendimi për të shitur Grezdan, erdhi nga vetë lojtari. Ai shpjegoi për The Sun: “Grezda kurrë nuk ka punuar dhe unë do të marr përgjegjësinë për një pjesë të kësaj, por, për të qenë i drejtë, ai donte të shkonte dhe të luante në Kroaci. Ne i urojmë më të mirat. Ai është rikthyer përsëri në Osijek, kështu që nuk ka asnjë problem atje”, përfundoi Gerrard.

Sulmuesi anësor kaloi vetëm një sezon tek Osijek para se të transferohej te Rangers, ku kontribuoi në 11 gola (37 ndeshje)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!