Dita e enjte është përqendruar më shumë te fëmijët fitues. Ata kanë nisur provat, ndërkohë mamatë i shoqëronin në prapaskenë. Padyshim, edhe ato nuk kanë nguruar të shprehnin ndjesitë dhe emocionet, që do të kishin nëse fëmija i tyre nuk do të kalonte në fazën e ardhshme.
Ndërkohë, si mamatë dhe teleshikuesit janë surprizuar pasi mes fëmijëve edhe pse fitues, janë ndezur debate deri në lot. Në fund, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe tërheqja e Amelias, mungesa e së cilës është ndjerë nga fëmijët, por edhe nga mamatë.
“Para se të fillonte sfida, ajo më tha: “Rrugën nga Durrësi këtu, në qoftë se Amelia do të hynte në spektakël, ta shoqëroja, domethënë do iknin bashkë, do vinin bashkë. Sepse ishte shumë lodhje, orë të vona dhe nuk e ndiqte dot. Nuk e di është apo nuk është kjo arsyeja, kur e mora vesh u habita. Vajza e saj është pak e vogël”, tha një nga mamatë.
/abcnews.al