Pse Turqia kundërshton futjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO a është ky qendrimi final?

schedule17:44 - 16 Maj, 2022

schedule 17:44 - 16 Maj, 2022

Kryeministrja suedeze konfirmoi sot në krah edhe të kreut të opozitës së vendit do të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s, ndërsa theksoi se nuk do të pranonin baza të përhershme të kësaj aleanca apo armë nukleare aty.

Gjithçka ndodh në kushtet kur Rusia ka pushtuar Ukrainën duke tronditur të gjitha balancat e sigurisë në rajon. Ky është edhe argumenti i Suedisë dhe Finlandës për heqjen dorë nga neutraliteti prej disa dekadash për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Mirëpo, në kushtet kur kanë Rusinë përballë, dy shtetet balltike janë duke hasur edhe një lloj hezitimi nga Turqia, e cila i kujton shteteve në fjalë se nuk kanë përmbushur kërkesat e Ankarasë për të mos i hapur dyert PKK-së.

Çfarë qendrimi mban Turqia

Pak ditë më parë, Presidenti i Turqisë Erdogan tha se nuk e shihnin ngrohtë anëtarësimin e këtyre shteteve ne NATO pasi sipas tij ato ishin kthyer në baza të sigurta për anëtarët e PKK-së, të cilën Turqia e ka shpallur organizatë terroriste prej shumë vitesh. Kjo deklaratë shkaktoi shqetësim brenda aleancës, si edhe në Suedi dhe Finlandë pasi për t’u bërë pjesë e NATO-s duhet që kandidaturat të miratohen me votë unanime nga të gjithë anëtarët.

Por, vetëm dy ditë më pas, këshilltari i Erdoganit, Ibrahim Kalin i zbuti pak gjërat duke theksuar se Turqia nuk ua kishte mbyllur derën dy shteteve, por sipas tij, çdo aleat duhej të merrte në konsideratë shqetësimet e sigurisë që ka secili.

Në këtë mënyrë, u hap rruga e negociatave për të përmbushur kërkesat e Turqisë ndaj Suedisë dhe Finlandës, të cilat përmblidhen kryesisht mbi largimin e anëtarëve të PKK-së nga shtetet balltike. Gjatë ditëve të fundit, mediat turke raportojnë vazhdimisht mbi refuzimin e dy shteteve balltike ndaj kërkesave të Ankarasë për ekstradimin e personave të kësaj organizate të kërkuar nga Turqia.

Çfarë ndodh më tej?

Ekspertët vlerësojnë se më shumë se një veto, kundërshtimi i Turqisë është një reagim momental për të rritur peshën e saj në negociata në mënyrë që të shfrytëzojë nevojën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Negociatat tashmë kanë nisur edhe gjasat janë që Turqia të ndërrojë kurs në vijim, nisur edhe nga kërcënimet se edhe mund të përjashtohet fare nga aleanca nëse mban një kurs të tillë kundërshtues ndaj prioriteteve të NATO-s. Amerikanët nuk e kanë harruar ende vendimin për të blerë S-400 ruse. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!