Pse trupi ynë ka nevojë për yndyrë?

schedule07:30 - 14 Nëntor, 2022

schedule 07:30 - 14 Nëntor, 2022

Në fakt, çdo qelizë në trupin tuaj ka nevojë për yndyrë që të funksionojë siç duhet. Dhe të mos harrojmë, yndyra e bën ushqimin më të shijshëm. Është molekula që mbart pjesën më të madhe të shijes dhe ndjesisë në gojë, ndjesinë që ju merrni ndërsa ushqimi është në gojën tuaj.

Pse yndyra është e rëndësishme?

Yndyra është në fakt një grup i madh molekulash me veti të ngjashme. Lloji kryesor i yndyrës në dietën tuaj quhen trigliceride.

Pasi të hani, molekulat e triglicerideve nga ushqimi juaj udhëtojnë përmes gjakut tuaj në organet dhe qelizat tuaja për të bërë punët e tyre të ndryshme. Dhe trupi juaj nuk ka nevojë të përdorë yndyrën menjëherë, kështu që ajo ruhet në qelizat tuaja yndyrore.

Yndyra e mban trupin tuaj të ngrohtë, ju siguron energji, ju ndihmon të përthithni vitamina të rëndësishme dhe është thelbësore për shëndetin e zemrës dhe trurit tuaj. Dhe, siç sugjeron emri, ju keni nevojë për yndyrë për të absorbuar vitaminat “të tretshme në yndyrë”, si A, D, E dhe K.

Trupi juaj mund të prodhojë shumicën, por jo të gjitha yndyrnat që i nevojiten. Acidet yndyrore Omega – 3 dhe omega-6 janë yndyrna thelbësore, që do të thotë se trupi juaj nuk mund t’i prodhojë ato vetë. Prandaj, ju duhet t’i merrni ato nga ushqimi juaj.

Në thelb, omega-3 janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit dhe për funksionimin e duhur të qelizave tuaja. Ato janë gjithashtu të përfshira në koagulimin e gjakut, inflamacionin dhe shërimin e plagëve.

Cilat yndyrna janë më të mira?

Jo të gjitha yndyrnat janë të njëjta. Na kanë mësuar se përfitimet shëndetësore të yndyrës bazohen në faktin nëse ato janë yndyra të ngopura apo të pangopura. Por ushqimet janë shumë më tepër se etiketat, dhe shumë nga gjërat që hamë përmbajnë një përzierje të llojeve të ndryshme të yndyrës. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme të fokusoheni në burimin e ushqimit kur bëhet fjalë për cilësinë e yndyrës.

Yndyrnat me cilësi të mirë si vaji i ullirit dhe ato që gjenden te arrat, farat dhe avokadot janë zgjedhje të shkëlqyera për t’i përfshirë në dietën tuaj. Yndyrnat që duhen shmangur janë yndyrat trans, të cilat futen në ushqime përmes një procesi të quajtur hidrogjenim, një proces që shton hidrogjenin në yndyrën e lëngshme dhe e kthen atë në një substancë të ngurtë.

Yndyrnat trans mund të shkaktojnë këto:

  • Ato rrisin nivelet e LDL-së ose kolesterolit “të keq”.
  • Ato ulin HDL ose nivelet e kolesterolit “të mirë”.
  • Ato rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit

Yndyrnat trans zakonisht gjenden në produkte të tilla si: biskota, kriker, ushqime të skuqura, snacks dhe më shumë.

Më në fund USDA rekomandon që të merrni deri në 35 për qind të kalorive tuaja nga yndyra. Kjo do të thotë:

  • Deri në 97 gram yndyrë në ditë në një dietë me 2500 kalori
  • Deri në 66 gram yndyrë në ditë në një dietë me 2000 kalori
  • Rreth 50 gram yndyrë në ditë në një dietë me 1500 kalori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!